Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2821 testime dhe janë konfirmuar 18 raste tërheq me Koronavirus. Po gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë.
Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.
