Organizatat LGBT në Angli kanë kërkuar që të hiqet termi “nënë” në dokumentet e vendit të punës dhe në dokumente të tjera, për t’u zëvendësuar me “prind që lind”.

Po ashtu, ata kërkojnë që fjalët “baba” dhe “nënë” në pasaporta të zëvendësohen me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Kjo ka nisur një diskutim të ashpër edhe këtu në Shqipëri. (Lexo këtu)

Vetëm së fundmi, aktori Julian Deda ka reaguar i revoltuar.
“Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, ka shkruar ai.


