Në programin “Abc e Pasdites” së fundmi u diskutua mbi lajmet e mediave britanike, kur organizatat e shumta kerkojnë qe fjala “nënë” të zëvendësohet me “prindi që lind”, apo në aplikimet për pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Gjatë emisionit lindi një debat i ashpër mes xheni Karajt dhe gazetares Blerta Tafanit.

Pjesë nga debati:
Blerta: Ju nuk bëni dot familje, moj a bëni dot familje? Nuk bëni
Xheni: Po sigurisht që bëj, ka familje LGBT
Blerta: Nuk bën. Dy burra nuk lindin dot, i japin fund shoqërisë
Xheni: Kjo është injorancë e madhe. Nuk kam parë injorancë kaq llahtarisëse. Ti po më ofendon
Blerta: Për çfarë po të ofendoj unë ty? Ti e degjeneron shoqërinë. Ti s'ke pikën e edukatës, do rrisësh ti fëmijë.
