Nga Shqipëria / E Martë 8 Qershor 2021, 18:06

Edhe sot asnjë humbje jete, ja sa raste u shënuan në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.