Kohët e fundit Oriola Marashi dhe Eros Grezda ishin në vëmendje të mediave pas lajmeve për ndarje, që e konfirmuan edhe miqtë e tyre. Mediat raportonin se arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ishte distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë.

Megjithatë duket se Erosi dhe Oriola nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit dhe thuhet se dyshja janë ribashkuar.

Ata kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe presim që së shpejti të rikthehen edhe postimet ku shfaqeshin bashkë.

