Nga Shqipëria / E Martë 8 Qershor 2021, 12:12

Habit Spartak Ngjela, i bën komentin epik Bora Zemanit: Keni klas artistik, bukuri fizike dhe…

Moderatorja e "Përputhen", Bora Zemani është padyshim një nga vajzat më të dashura për ekranin e ndër më të suksesshmet. Duket se bukurisë së Borës nuk i ka rezistuar as Spartak Ngjela. Avokati ka zgjedhur t’i bëjë një koment epik moderatores në një prej fotove të publikuar nga fansat e saj në rrjete sociale.

“Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, shkruan Ngjela.