Nga Shqipëria / E Martë 8 Qershor 2021, 08:08

U bënë prindër të një vajze, Harry dhe Meghan kanë një kërkesë të veçantë

Duka dhe Dukesha e Susexx Harry dhe Meghan u bënë prindër të vogëlushes Lilibet Diana ditën e Dielë. Ata i vendosën vajzës këtë emër në nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe në kujtim të Princeshës Diana.

Në këtë rast Harry dhe Meghan kanë kërkuar nga ata që dëshirojnë të bëjnë dhurata për vogëlushen, të dhurojnë para për organizatat e bamirësisë.

“Për ata që pyesin për dërgimin e dhuratave, ne do të kërkojmë që të mbështesni për të mësuar më shumë rreth këtyre organizatave që punojnë për gra dhe vajza: Girls Inc, Harvest Home, CAMFED dhe Myna Mahila Fondacioni“, thuhet në mesazhin e tyre. Harry dhe Meghan më parë ofruan personalisht 130.000 dollarë për fondacionin CAMFED për arsimin e vajzave afrikane.

Mbretëresha Elizabet reagoi për ardhjen në jetë të stërmbesës së saj të 11-të, Lilibet Diana. Familja mbretërore postoi foton nga dasma e Meghan-it dhe Harry-t ndërsa shkruan se mbretëresha është shumë e lumtur me lajmin e lindjes së Lilibet, e cila mban edhe emrin e saj.