Nga Shqipëria / E Martë 8 Qershor 2021, 08:08

Ç'po ndodh mes Arminës dhe Shkëlzenit? Detaji që i habiti të gjithë

Dy ditë më parë Armina Mevlani festoi ditëlindjen me një festë të paharrueshme "nënujore". Armina u shfaq e veshur me një fustan bojëqielli me xixa dhe dukej si një sirenë teksa pozonte në një guackë gjigante.

Në këtë ditë speciale fashion blogerja mori urime të shumta, por mungoi një urim nga partneri i saj, Shkëlzeni. Ky i fundit zakonisht e uron publikisht Arminën, por këtë rradhë i ka bërë mediat të shkruajnë se mes tyre ka krizë në çift, pikërisht sepse urimi publik ka munguar.

Ndoshta Shkëlzeni e ka uruar privatisht Arminën, por dyshimet i ka shtuar edhe fakti që është vënë re edhe mungesa e tij në festën e ditëlindjes.