Nga Shqipëria / E Hënë 7 Qershor 2021, 23:11

Detaje rrënqethëse nga vrasja në Shkodër: Pinte birra me viktimën në shtëpi, dilte thoshte e kam vrarë motrën...

Gazetarja Etleva Delia ka zbuluar në emisionin “Opinion” detaje të tjera nga ngjarja që tronditi Shkodrën, ku Fabian Vukaj vrau të motrën, Diana Vukajn.

Sipas gazetares, 58-vjeçarja dyshohet se është vrarë me datë 4 e gjatë kësaj kohe i vëllai ka bërë një jetë normale, dilte, luante bilardo dhe konsumonte alkool.

Siç u zbulua më parë, Fabian Vukaj e ka vrarë të motrën pasi kishte porositur disa mobilie të shtrenjta. Mirëpo, gazetarja ka treguar se e ndjera i kishte porositur mobiliet për të vëllain, sepse ajo vetë jetonte në Gjermani.

Ai ishte nxehur sepse i kishte dashur paratë në dorë, duke qenë një njeri i alkoolizuar dhe bixhozçi.

"Ajo u kthye për pushime, erdhi tek vëllai që e mbante, i çonte lekë çdo muaj, nga 300 euro në muaj për t’u ushqyer, sepse vetë ishte i papunë. Ai vetëm pinte, luante bixhoz. Madje kohët e fundit kishte porositur edhe mobili e që t’i mobilonte shtëpinë ku rrinte vëllai. Për ato paratë e mobilieve ka nisur e gjitha, sepse i donte vetë… i donte kesh.

Vëllai e përdorte edhe shtëpinë në Velipojë edhe këtë në Shkodër, sepse ajo ikte në Gjermani, jetonte atje. Kishte një shtëpi pushimi që e kishte marrë në Velipojë, që sigurisht do të shkonte dhe vëllai që do jetonte atje dhe kishte shtëpinë ku jetonte vëllai vetëm, beqar, që donte paratë kesh që t’i konsumonte alkool ose të luante bixhoz, sepse këto dy gjëra bënte. Ajo kishte porositur mobilie në një kompani në Shkodër dhe ata merrnin… madje kështu ka filluar dyshimet, ata telefononin për të thënë që porosia ishte gati dhe ky që u thoshte mos telefononi kot se nuk do ju përgjigjet. Dhe në fshat dilte dhe thoshte që e kam vrarë, e kam në shtëpi motrën, por nuk e besonin sepse ishte njeri që pinte. Ne shtepi janë gjetur 17 bidonë birre, që janë 1 litërsh e gjysmë, nuk e di se përsa kohë mund t’i ketë pirë ky ato. Ose i ka pirë të gjitha atë ditë që ka bërë krimin, apo i ka pirë në vazhdimësi dhe me motrën e vdekur aty…", ka treguar gazetarja në TV Klan.