“ABC News” ka zbardhur detaje të reja nga krimi që tronditi sot Librazhdin. 56-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë të shoqen dhe më pas u vetëvar në pemë.
Gazetari Aldo Kozarja ka raportuar se krimi dyshohet të këtë ndodhur për arsye xhelozie. “ABC news” raporton se Bici njihej si përdorues alkooli.
Sipas raportimit, autori ka qenë i dehur në momentin që ka kryer krimin dhe gruan e ka vrarë në dhomën e gjumit.
