Nga Shqipëria / E Hënë 7 Qershor 2021, 22:10

Mbërrijnë në Shqipëri 11.700 vaksina Pfizer

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 11.700 vaksina Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Aeroporti “Nënë Tereza” - Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimi", ka njoftuar ai.

Kujtojmë se po mbrëmjen e sotme Rama bëri të ditur se numri i vaksinimeve në vend ka shkuar në 800 mijë.