Mbrëmjen e sotme opinioni publik u trondit nga një ngjarje e rëndë në Librazhd. 56-vjeçari Qemal Bici vrau të shoqen me sëpatë dhe më pas u vetëvar në një pemë në oborrin e shtëpisë.
Arsyeja nuk është zbuluar ende, mirëpo gazetari i ABC News, Agim Blloshmi ka raportuar se 12 vite më parë e ndjera Menturie Bici e kishte denoncuar të shoqin në polici për dhunë ndaj saj.
Çifti kanë lënë pas katër fëmijë, njëri prej të cilëve i ka gjetur të vdekur në banesë.
