Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se numri i qytetarëve të vaksinuar ka arritur në 800 mijë. “800 mijë vaksinime, Shqipëria buzëqesh”, shkruhet në postimin e tij.
Në Shqipëri vijon procesi i vaksinimit sipas kategorive. Ky proces ka nisur që në muajin Janar dhe objektivi është të bëhen 1 milion vaksinime.

