Nga Shqipëria / E Hënë 7 Qershor 2021, 21:09

Pamje drithëruese/ Djali gjen nënën e vrarë me sëpatë dhe të atin e varur në pemë

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. 56-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë të shoqen dhe më pas u vetëvar.

Krimi makabër është zbuluar nga djali 20-vjeçar i çiftit. Ai ka gjetur nënën e vrarë me sëpatë dhe babain e varur në pemë në oborrin e shtëpisë.

Klan News ka publikuar pamjet drithëruese ku 20-vjeçari mbahet prej krahësh drejt ambulancës.