Nga Shqipëria / E Hënë 7 Qershor 2021, 20:08

E tmerrshme në Librazhd/ Burri vret gruan me sëpatë dhe më pas vetëvaret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Burri ka vrarë të shoqen me sëpatë dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Viktimat janë 53-vjeçarja Menturie Bici dhe 56-vjeçari Qemal Bici.

Njoftimi i policisë:

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sëpatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Burime paraprake për Klan News kanë bërë të ditur se ata të dy kanë qenë vetëm në shtëpi dhe më pas janë gjetur nga fëmijët.