Gruaja e Mexhit Picarit, Manushaqe Picari ka dhënë së fundmi një deklaratë për emisionin “Shqipëria Live”.

Ajo ka shpërthyer në lot teksa ka rrëfyer se i ndjeri Kudret Saliaj, ish-bashkëshorti i së bijës, i ofendonte dhe ishte njeri i dhunshëm. Sipas saj, Mexhit Picari është i pafajshëm, pasi vetë Kudreti iu kishte rënë në qafë.

“Kanë patur gati 18 vite bashkëjetesë. Burri i vajzës ka qenë i burgosur në Greqi, na ka thënë vetëm pasi goca u bë me fëmijë. Ka qenë shumë i dhunshëm, ka qenë duke e vrarë Dhuratën po e ka shpëtuar burri im. I tha gocës leje, po goca e fali. I ka shkuar kunata e vet me gjithë gocë në shtëpi për tre muaj, kushedi çfarë kanë kurdisur, ato e bënë gocën k*rvë. Thanë që e ka çuar dashnori në spital, i thashë Kudretit ka kamera spitali, nëse ka shkuar me dashnor e vras unë gocën në sy tat. Në Gjykatë e ke që unë kam marrë urdhër mbrojtjeje ndaj Kudretit që erdhi për të na vrarë me kamion, burrit i vrau dhe këmbën që e ka dhe sot të sëmurë. Burri im është i pafajshem po kur të vjen tjetri të bie në qafë e me të sha me të thënë “Ju jeni k*rva” a ka më larg? S’ka. Nejse, ky ishte shumë xheloz. Nga kjo xhelozi e kanë rrah gocën 10 veta, e kanë mbajtur dhe i kanë ra për mesi”, ka treguar ajo.
Kujtojmë se Mexhit Picari është arrestuar së bashku me të bijën, e cila akuzohet p?r bashkëpunim në krim.
View this post on Instagram
