Nga Shqipëria / E Hënë 7 Qershor 2021, 17:05

Vëllai vrau motrën/ Zbulohet shkaku i sherrit që përfundoi në tragjedi

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku vëllai ekzekutoi motrën. “ABC News” ka zbardhur detaje të reja për krimin brenda në familje, si dëshminë e autorit dhe shkakun.

Gazetari Simon Shkreli ka mësuar nga burime pranë grupit hetimor se autori i ngjarjes, Fabian Vukaj ka rrëfyer në polici se gjithçka ka nisur nga një debat për mobiliet.

58-vjeçarja Diana Vukaj, motra e tij, kishte bërë një porosi për ndërrimin e mobilieve dhe ai ishte acaruar. Pas një debati verbal, autori e kishte qëlluar në gjendje të dehur.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se Fabian Vukaj e kishte anuluar and porosinë e së motrës, me vlerë 3-4 mijë euro.

Ai ka pranuar para policisë autorësinë e krimit.