Nga Shqipëria / E Hënë 7 Qershor 2021, 16:04

Videot në TikTok/ Enkeleda Kapedani jep dorëheqjen: U bëra kokë turku

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të Elnekelda Kapedanit deri në përfundim të hetimeve, pas videove të publikuara në TikTok, teksa sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit.

E përlotur në seancë Kapedani tha se e gjitha është një sulm ndaj saj për t’i shkatërruar karrierën dhe se po “bëhet kokë turku e atyre personave që nëpërmjet e saj nuk i arritën qëllimet e veta”, duke u shprehur e bindur se detyrën e saj e ka kryer me shumë profesionalizëm.

"Nëse unë jam druri i shkelur në drejtësi, pse nuk janë gjetur shkelje në dosje, nuk janë gjetur se jam e përgjegjshme prandaj u deshën videot jashtë për të më shkatërruar karrierën. E vërteta do të dalë në dritë, unë jam kokë turku që nëpërmjet meje nuk arritën qëllimet e mija, i kërkojë ILD që të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik. Mos lejoni që klikimet dhe krimi të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për këtë profesion”, tha ajo në seancë.

Nisur nga kjo, përpara se të pezullohej, Kapedani njoftoi vendimin se ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv.kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

Burimi: Shqiptarja.com