Të tjera detaje janë mësuar pas vrasjes së Kudret Saliajt. Prokuroria në dosjen që ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e Dhurata Saliajt me fëmijët e saj. Në dëshminë që i është marrë djalit të saj të mitur, ky i fundit deklaron se ajo e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar.
I mituri ka treguar para hetuesve se ka parë dhe disa mesazhe që nëna e tij u ka dërguar personave të ndryshëm, ku mes të tjera shkruhej “o zemra ime”, apo “të dua shumë”.
“Është pyetur nga organi i policisë dhe shtetasi i mitur E. Saliaj, i cili ka deklaruar se mamaja e tij nuk sillej mirë me të, e godet dhe e kanos me fjalët do të vras, do të mbys me litar. Si shkak i sjelljes së saj deklaron se ai ka parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm me përmbajtje: “o zemra ime, të dua shumë, kur do takohemi”, dhe për këtë shkak ajo sillet ashpër me të“, është kjo një pjesë e dosjes së prokurorisë.
Burimi: tvklan.al
