Nga Shqipëria / E Hënë 7 Qershor 2021, 14:02

Mbahen 'Netët e Klipit Shqiptar', Capital T shpallet fitues

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Kalanë e Ulqinit nata gala e "Netëve të Klipit Shqiptar". Mbrëmja ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës, të cilët janë vlerësuar me çmime.

Ai që fitoi duke arritur të marrë 7 çmime në çdo kategori ishte Capital T.

Reperi publikoi disa foto nga mbrëmja duke u shprehur krenar për fitoren.

“Fitues i lindur. Netët e Klipit Shqiptar, 7 çmime me numrin me fat”, ka shkruar Capital T.