Nga Shqipëria / E Diel 6 Qershor 2021, 21:09

Armina feston ditëlindjen, pamjet nga festa nënujore

Armina Mevlani, një nga vajzat më të komentuara të showbizit e ndër fashion blogeret më të ndjekura shqiptare ka festuar ditëlindjen. Armina mbushi 30 vjet e në këtë ditë speciale ftoi miqtë në një festë të paharrueshme "nënujore". 

Armina u shfaq e veshur me një fustan bojëqielli me xixa dhe dukej si një sirenë teksa pozonte në një guackë gjigante.

Disa pamje nga festa i publikoi vetë Armina, por edhe miqtë, si Lori Hoxha, e cila ishte gjithashtu e ftuar.