Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar sot në Gjykatë kërkesën për masën e arrestit me burg për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhurata Saliaj, me akuzën e vrasjes së Kudret Saliajt.
“Top Channel” ka siguruar dëshminë e djalit të madh të çiftit. Raportohet se 16 vjeçari ka deklaruar se nëna e tij, Dhurata ushtronte dhunë ndaj tij, motrës dhe vëllait të tij të vogël.
E njëjta medie bën me dije se nga kamerat e sigurisë rezulton që Mexhit Picari është çuar dhe ka qëlluar ndaj dhëndërit të tij, Kudretit, por ka lënë të plagosur edhe ish prokurorin Adriatik Cama.
Ndërkohë vetë ai ka deklaruar ndryshe në polici, duke thënë se i ndjeri e kishte sharë.
