Në puntatën finale të “Dua të të bëj të lumtur”, moderatorja Arbana Osmani u surprizua nga stafi i programit. Ata I kishin sjellë në studio një person tepër të rëndësishëm për të, mësuesen e saj të parë, zonjën Drita.

Duke qenë se kishin kaluar 30 vite që nga takimi i tyre i fundit, Arbana nuk e njohu por gjatë bisedës e zbuloi identitetin e saj.

“Unë jam Drita”, i tha Zonja. Moderatorja u emocionua dhe i dha një përqafim, duke u shprehur:
"Ti ke qenë personi më i rëndësishëm për mua. Në këtë kohë ku vetëm përflitet se kush do të jetë moderatorja e emisioneve të ndryshme, mësuesja që është këtu, mua më ka besuar emisionin tim të parë në jetë, festën e abetares, kam qenë prezantuesja. Kemi bërë bashkë skenarin".
“Unë kam ndryshuar goxha dhe kanë kaluar 30 vite, por dua të të them që jam krenare për ty. Mbaj mend festën e abetares dhe mund të them që atëherë kam ditur të zgjedh. Menjëherë sa të kam parë, ti dije të artikuloje çdo gjë dhe mund të them që kam ditur të zgjedh. Ti vazhdon të jesh e përkryer dhe vazhdoj të të kujtoj po njësoj siç ke qenë e vogël, e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e mirë dhe e përkyer", i tha zonja Drita.
View this post on Instagram
