Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Qershor 2021, 22:10

Ermali dhe Ami i morën për pushime, dy të rinjtë tregojnë prapaskenat e udhëtimit

I mbani mend Anitën dhe Ilirin? Historia e dy të rinjve u transmetua pak kohë më parë në “Dua të të bëj të lumtur” dhe preku mbarë publikun shqiptar. Ata sapo kishin humbur të dy prindërit, brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Anita dhe Iliri u surprizuan në program nga Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, të cilët për t’i bërë sadopak të lumtur, i ftuan me pushime familjare.

Të gjithë së bashku shkuan në Kolasin dhe kaluan një fundjavë të këndshme. Mbrëmjen e sotme në puntatën finale të “Dua të bëj të lumtur”, Anita dhe Iliri ishin sërish të ftuar.

Ata treguan se u kënaqën shumë me Amin dhe Ermalin gjatë udhëtimit.

“Ami dhe Ermali janë shumë të mirë, shumë gazmorë, shumë miqësorë. Akoma më të mirë se në TV”, u shprehën dy të rinjtë.