Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Qershor 2021, 22:10

E prisnit? Gjon Muharremaj zbulon këngëtaren e tij të preferuar shqiptare

Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears i cili përfaqësoi Zvicrën këtë vit në Eurovision, duke i dhuruar shtetit zviceran vendin e tretë ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC.

Gjoni është pyetur nëse ka ndonjë këngë shqiptare që i pëlqen shumë dhe që do dëshironte të ishte e tij dhe ai nuk është menduar dy herë për t’u përgjigjur.

Këngëtari 22-vjeçar ka treguar se dy këngët shqiptare që i pëlqejnë dhe i ka dëgjuar që i vogël janë nga Orinda Huta dhe Pirro Çako.

“Janë dy këngë me të cilat jam rritur me to. Janë “Tani e Di” e Orinda Hutës. Këtë këngë e mbaj mend që fëmijë dhe e këndoja. Dhe kënga “Për një çast” me Pirro Çakon dhe Rovena Dilon. Këto janë dy këngë që më pëlqejnë, por më së shumti kjo e fundit, sepse më përshtatet më shumë”, është shprehur Gjon Muharremaj.