Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3593 testime dhe janë konfirmuar vetëm 2 raste të reja me Koronavirus. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Po gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi dhe janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.
