Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj janë vënë në pranga për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliaj, pranë Gjykatës së Tiranës. Bashkëshortja e Mexhit Picarit, Manushaqja, thotë se familja e Kudret Saliajt ka sajuar gjërat për ta futur në burg vajzën e saj. Manushaqe Picari deklaron për mediat se vajza e saj është dhunuar nga Kudret Saliaj dhe më pas janë sajuar gjërat.
Manushaqe Picari: Kur unë si nënë dhe si babë nuk kishim asnjë lloj dijene. Kur ai erdhi dhe e vrau burrin tim me kamion prapë shteti e nxorri nga burgu. Shkova te rajoni 6 nuk e kishte, shkuam te Vora e kishte prapë të 4, sepse te 4 kishte mik ai. Prandaj gocës i vunë prangat. Kërkova drejtësi direkt në polici. I lutem i thashë atij drejtorit, ti merre vjehrrën këtu, nëse goca ime e ka bërë e vras me dorën time.
Gazetari: Pra sipas jush është policia fajtore për gjithë këtë ngjarje?
Manushaqe Picari: Kjo është se nëse vjehrra ishte e vrarë dhe ju jeni këtu në media, merre thotë “ja ku është vrasja, shiko si ta ka bërë goca”. Atëherë bënte goca ime burg dhe të më vriste edhe mua dhëndri. Por jo ai të vrasi gocën dhe e fut që po luan në familje. Ku e kishte ekspertizën. Ku e kishte që goca i kishte vrarë vjehrrën. I kanë sajuar gjërat vetë. Gocën e kanë marrë me forcë, se ajo nuk ka qenë çarë. E kishte çarë gocën duke e rrahur se i kishte rënë gjoja se do i binte nëna e vet në burg dhe të shpëtonte ai.
Dhurata Saliaj është dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Dhunë në familje”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar asaj i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht gjykata vendosi 1 vit e 4 muaj burg. 33-vjeçarja ka bërë ankim në apel. Ajo u kallëzua nga ish-bashkëshorti dhe të afërm të tij se kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët e saj të mitur.
Burimi: tvklan.al
