Të hënën është caktuar mbajtja e seancës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleida Kapedani. Bëhet me dije se Top Channel, ka zbardhur raportin ku perveç veprimeve si pyetja e sekretarëve gjyqësorë, kamerat e sigurisë, është marrë në pyetje edhe magjistratja Kapedani.
Gjyqtarja ka mohuar kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, si “Facebook”, “Instagram” apo “TikTok”. Ao është shprehur se videot janë të sajat por mund të jenë publikuar nga fëmijët.
“Videot janë personale të miat. Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç", ka deklaruar gjyqtarja, version i cili do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.
Burimi: Top-channel.tv
