Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë. Trupi një 37 vjeçari është gjetur i pajetës brenda një valixheje në rrugë. Trupi është pikasur nga kalimtarët në sheshin Federico Sacco të cilët kanë njoftuar dhe policinë.
Mediat italiane bëjnë me dije se valixhja ishte e izoluar me ngjitës, e mbuluar nga gjaku dhe e lënë pranë një makine. Viktima ishte sjellë në shesh, nga partnerja e tij një grua 39-vjeçare.
Gruaja tha se e kishte mbajtur partnerin në shtëpi të vdekur dhe se i vetmi qëllim ishte të hiqte qafe trupin e tij.
39-vjeçarja dëshmoi se burri kishte vdekur të hënën nga një mbidozë droge, pasi të dy ishin të varur nga lëndët narkotike.
