Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Qershor 2021, 09:09

Pasi e bënë lidhjen publike, Graciano i propozon Argjirës mes emisionit

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca janë çifti më i ri i showbizit. Lidhja e tyre u zbulua kur Graciano deklaroi në "Why not" se është në një lidhje dashurie ndërsa gazeta “Panorama”, zbuloi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën balerinit është Argjira.

Pak ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, dyshja pranuan se janë bashkë dhe thanë se kolegët e tyre në “E diell” e kanë ditur prej kohësh këtë gjë.

Më shumë mbi historinë e tyre të dashurisë Graciano dhe Argjira do të flasin në emisionin e ri të Aulona Mustës “Natën me Aulonën”. Në promon e emisionit, Aulona ka zbuluar se Graciano do i vendosë unazë Argjirës ndërsa kjo e fundit ka zbuluar se në planet e të ardhmes kanë edhe një dasmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)