Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Ai deklaroi se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do i kishte fituar zgjedhjet.
Berisha tha se besonte në fitore. Mirëpo, tani ai jo vetëm që nuk do të dorëhiqet, por është shprehur se do ta shtojë akoma më shumë angazhimin e tij.
"Tani në asnjë mënyrë, përkundrazi do shumëfishoj aktivitetin tim si deputet aq sa s’e kam bërë kurrë. Kisha ndërmend, se unë besoja se do fitonim. Besoja do fitonim. Besoja se do fitonim zgjedhjet, t’ju them haptas. Dhe çfarë do bëja unë në Parlament pastaj? Të bëhesha unë kamzhik i opozitës? Nuk bëhesha", tha Berisha.
