Nga Shqipëria / E Premte 4 Qershor 2021, 22:10

Vjehrri vrau dhëndrin, arrestohet vajza e tij: Akuzohet si bashkëpunëtore

Ditën e sotme Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij pranë Gjykatës së Tiranës. Policia e ka arrestuar ate, por edhe vajzën e tij, Dhurata Saliajn.

Ajo konsiderohet si bashkëpunëtore në krim. Ndaj tyre rëndojnë këto akuza: “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë: 

“Vihet në pranga bashkëpunëtorja e autorit të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C. Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases: Dh. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.


Shtetasi M. P., 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti  i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia.

Kudret Saliaj ishte në proces divorci nga bashkëshortja, Dhurata Saliaj. 

Ai kërkonte kujdestarinë e fëmijëve si dhe detyrimin e Dhuratës për dhënien e një kontributi financiar për ta. 

Burimi: "Abc News"