Nga Shqipëria / E Premte 4 Qershor 2021, 21:09

‘Baba, baba’, djali i viktimës dëshmitar i krimit: Gjyshi i qëlloi të atin para syve

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliajn, 30 minuta para seancës gjyqësore.

Fatkeqësisht, djali i mitur i Kudretit ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka përjetuar momente tmerri. Sipas dëshmitarëve, djali bërtiste me te madhe “baba, baba”.

Më pas, ai ka hyrë brenda në Gjykatë, së bashku me punonjësen sociale. Kudret Saliaj ishte në proces divorci nga bashkëshortja, Dhurata Saliaj. 

Ai kërkonte kujdestarinë e fëmijëve si dhe detyrimin e Dhuratës për dhënien e një kontributi financiar për ta.

Kjo nuk është pritur mirë nga Mexhit Picari, i cili më parë ka deklaruar se Kudreti ishte një njeri i dhunshëm. (Lexo këtu)

Burimi: "Top Channel"