Nga Shqipëria / E Premte 4 Qershor 2021, 20:08

Big Mama veshi fustanin e nusërisë dhe na surprizoi, zbulohen të gjitha detajet

Ditën e sotme kudo në rrjet u përfol se këngëtarja e njohur Big Mama i kishte dhënë fund beqarisë. Vetë ajo publikoi në rrjete sociale një foto ku shfaqej e veshur me fustan nusërie, me vello dhe e rrethuar nga mikesha.

Mirëpo, e vërteta është ndryshe! “AfterParty.al” ka zbuluar se fotoja është pjesë e klipit të saj më të ri. Kënga do të titullohet “Kanagjeqi” dhe do të vijë në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.

Ky projekt muzikor do të jetë një dedikim për babain e ndjerë të Big Mamës.