Pak kohë më parë dy aktorët e serialit “Sen Çal Kapimi”, Hande Erçel dhe Kerem Bursin konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë. Ata publikuan foto së bashku nga pushimet e tyre në Maldive, shoqëruar me dedikime romantike.
Sot Kerem feston ditëlindjen dhe në ditën e tij të veçantë nuk ka munguar një urim shumë i ëmbël nga partnerja. Hande ka postuar në Instagram një foto krah tij, krahas së cilës ka shkruar:
“Qëndro pranë njerëzve që janë si rreze dielli. Gëzuar ditëlindjen pjesa më gazmore (e qeshur) e jetës time, kaq me fat që të kam!”
Kerem i ka kthyer menjëherë një përgjigje po kaq të bukur.
“Rrezja ime e diellit”, ka komentuar ai.
