Nga Shqipëria / E Premte 4 Qershor 2021, 19:07

Polati denoncohet nga bashkëshortja: Detyroi djalin të futej në sektin çnjerëzor

Aktori i njohur nga roli i Polat it në serialin “Lugina e Ujqërve”, Necati ?a?maz është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij, Nagehan Ka??kç?. Nagehan akuzon Necatin se e ka rekrutuar djalin e tyre në një kult fetar, ku praktikat janë çnjerëzore.

“Djali im tetëvjeçar ishte viktimë e këtij kulti. Ata e shohin si udhëheqës dhe i puthin dorën. Nuk dua që fëmijët e mi të përfshihen në këtë kult, ku praktikat janë çnjerëzore", ka deklaruar ajo.

Nagehan ka deklaruar se djali është dërguar nga babai i tij në një vend të mbyllur ku njerëzit bënin disa lëvizje që ai nuk mund t’i kuptonte.

Necati dhe avokatët e tij i hodhën poshtë akuzat.