Jasmina e "Përputhen" është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe së fundmi ka qenë në vëmendje pasi po aludohej se ajo i është bashkuar një tjetër formati dashurie, atij "It's my love" që transmetohet në Kosovë.
Shkak u bë një postim i një prej konkurrenteve të këtij programi, e cila shfaqej së bashku me Jasminën.
“S’na kap dot sa n’Pr sa n’Gjl”, shkroi Erza në Instagram.

Por Jasmina sot i ka hedhur poshtë dyshimet duke treguar se në Kosovë është me shoqen e saj për qejf dhe jo për emision.
“Jam me shoqen time për qejf, nuk jam në asnjë emision, në asnjë transmetim. Faleminderit!”, shkruan Jasmina.

