Nga Shqipëria / E Premte 4 Qershor 2021, 13:01

Klea Huta tregon për herë të parë portretin e Kridit: Qenie e qenies time

Krid feston sot 1 vjetorin e me këtë rast Klea Huta ka publikuar për herë të parë portretin e të voglit. Moderatorja ka postuar një set fotosh ku shfaqet së bashku me vogëlushin dhe me Elgitin teksa i bën dedikimin më të bukur si nënë.

"Jeta ime e shtrenjte, qenie e qenies time. Fryme e imja e perjetshme, ajri im, lumturia jone me e madhe", shkruan Klea.

Moderatorja kujton momentin kur ëndërronte për Kridin e deri sot kur e mban vogëlushin në krahë dhe jep botën për të.

"Krid i mamit,
Jeta ime e shtrenjte, qenie e qenies time.
Fryme e imja e perjetshme, ajri im, lumturia jone me e madhe.
Nuk e harroj kurre momentin kur te mora ne krahe dhe po shpertheja nga lumturia, momenti kur une u takova per here te pare me mrekulline me te madhe te Zotit, qe me kishte dhuruar mua. Nuk e besoj dot se si iku nje vit dhe ti sot ben 1 vjec o jeta ime. Kur te kisha ne bark e te ledhatoja aty e enderroja si do ishe, si do i kishe syte, hunden, dockat e kur qeshim sot bashke e te perqafoj e luaj me ty.
Faleminderit qe na zgjodhe ne per prinderit e tu o engjelli jone.
Mami zgjohet naten dhe rri e te shikon e te puth ne gjume se jeta ime eshte vetem e jotja e une per ty do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur.
Te dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymen time e jap per ty por une lutem qe te kemi jete sa me te gjate qe te te shijojme ty ne jeten tende qe qofte fusha me e bukur me lule qe une kam pare ndonjehere.
Zoti te bekofte dhe qofsh i udhes. Mua dhe babin Elgitin na ke perjete me syte nga ty. Te duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e te gjithe miqte e ngushte te mamit e babit. Gezuar ditelindjen e pare KRID mreti!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klea Huta • A?lα • (@kleahuta)