Nga Shqipëria / E Premte 4 Qershor 2021, 12:12

E fundit/ Po ndahej me vajzën, vjehrri ekzekuton dhëndrin pranë gjykatës së Tiranës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e të premtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Një person hyri në lokal duke qëlluar 4 deri 5 herë ndaj ish-dhëndrit Nexhpi Picarit, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin, Adriatik Cama i cili mbeti gjithashtu i plagosur.

Mësohet se Nexhip Picari është ekzekutuar nga ish-vjehrri i tij. Picari ishte në proces divorci me bashkëshorten dhe ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin Adriatik Cama.

Ky i fundit ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cama ndodhet tani në spital duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: abcnews.al