Nga Shqipëria / E Premte 4 Qershor 2021, 10:10

Big Mama vesh fustanin e nusërisë dhe i jep fund beqarisë papritur

Papritur e pa kuptuar, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Big Mama ka deklaruar se i ka dhënë fund beqarisë. Bigu, emri i vërtetë i të cilës është Besiana ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me fustan nusërie, me vello dhe e rrethuar nga mikesha.

“Nata e fundit e beqarisë”, ka shkruar këngëtarja dhe menjëherë kanë vërshuar urimet.

Nuk dihet ende nëse Besiana është martuar vërtet apo bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor. Mbetet për t'u mësuar.