Nga Shqipëria / E Premte 4 Qershor 2021, 09:09

'Shko vishu mirë dhe kthehu', deputeten e përzënë nga Parlamenti se kishte veshur pantallona të ngushta

Një ministre në Tanzani është përzënë nga Parlamenti për shkak se kishte thyer kodin e veshjes. Ministrja Condester Sichëale kishte veshur pantallona që u konsideruan “shumë të ngushta”.

Condester Sichëale u largua nga seanca pasi Hussein Amar, një deputet nga partia e saj, u ankua për veshjen e saj.

“Kodi i veshjes është shumë i qartë, por ka motra këtu që nuk vijnë të veshura modestisht. Deputetja në krahun tim të djathtë për shembull. Me bluzën është në rregull, por pantallonat i ka të ngushta. Parlamenti është pasqyrë e shoqërisë dhe këtu kemi disa motra që janë ligjvënëse dhe që vishen çuditshëm. Çfarë po i tregojnë ato shoqërisë sonë?", tha ai.

Kreu i Parlamentit i tha ministres: “Shko, vishu mirë dhe kthehu prapë”.