Nga Shqipëria / E Enjte 3 Qershor 2021, 23:11

Del videoja e vrasjes së Klodian Rashës, polici e qëlloi pas shpine

Kanë kaluar rreth 6 muaj nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, mirëpo vetëm sot “Top Channel” ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë saktësisht si ka ndodhur ngjarja.

Fillimisht, Nevaldo Hajdaraj (ish-efektiv policie) shihet duke e ndjekur me vrap Klodianin. Në një moment ai rrëzohet dhe ashtu siç është e qëllon me armë pas shpine 25-vjeçarin.

Më pas ish-polici ngrihet dhe vrapon sërish pas tij. Klodiani ecën 2-3 hapa dhe rrëzohet nga plumbi i marrë, i cili i mori dhe jetën.

Kujtojmë se Nevaldo Hajdaraj është shpallur fajtor nga Prokuroria. Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për të, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, atij do t’i ulet dënimi në 13 vite e 4 muaj.