Mevlani i ftuar sot në "Shqipëria live" bëri një deklaratë të fortë për Ledjanën duke u shprehur se ajo është inatçie. Ish konkurrenti i Perputhen tregoi se në festën e emisionit të mbajtur pak ditë më parë, Ledjana nuk ishte pjesë dhe ai e rikujtoi duke kënduar këngën "Ledjana". Por sipas tij Ledjana e hoqi nga rrjetet sociale kur pa afrimitetin e tij me Antonelën.
Pas kësaj deklarate, Ledjana ka reaguar me disa postime në Instastory ku akuzon Mevlanin se nuk e ka shkruar vetë këngën.
