Këngëtari francez Maitre Gims dhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora po bëjnë namin me këngën e re "Only you", e publikuar pak ditë më parë e që ka arritur miliona shikime.
Së fundmi në një intervistë për NRJ Radio, Gims tha se është fans i Dhuratës dhe madje dëshiron ta prezantojë në Francë.
"Unë jam fans i Dhuratës, më pëlqen ajo. E njoh prej kohësh dhe doja ta ftoja për një bashkëpunim. Dua ta prezantoj në Francë se ka talent', tha ai.
