Nga Shqipëria / E Enjte 3 Qershor 2021, 16:04

17-vjeçari në Sarandë bie nga lartësia dhe pëson fraktura, me helikopter drejt 'Traumës'

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia. Mësohet se 17-vjeçari është rrëzuar nga rreth 2 metra lartësi dhe ka marrë fraktura të shumta në kokë dhe në trup.

Si pasojë e plagëve të rëndë, 17-vjeçari është nisur me urgjencë me ndihmën  e helikopterit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se dy ditë më parë një ngjarje e ngjashme ndodhi pikërisht në Sarandë, ku dy punëtorë ranë nga lartësia e një objekti.