Greqia pritet t’i japë Shqipërisë 20.000 vaksina kundër Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë greke Aristotelis Peloni në një deklaratë për mediat.
Ai është shprehur se vendimi është marrë pas konsultave me Komisionin Europian.
Përpos Shqipërisë, 20 000 vaksina të tjera do t’i jepen edhe Maqedonisë së Veriut.
Burimi: kathimerini.gr
