Nga Shqipëria / E Enjte 3 Qershor 2021, 15:03

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i madh Pirro Mani

Aktori dhe regjisori i njohur, Pirro Mani është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare. Ai jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me të shoqen Pavlina Mani.

Pirro mbetet padyshim një ndër personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Për 25 vite ai punoi në Teatrin Kombëtar, ku ka vënë në jetë dhjetra pjesë teatrale.

Mani numëron mbi 80 shfaqje në karrierën e tij artistike, si dhe është nderuar me shumë çmime. Ai është bërë i njohur për publikun shqiptar me rolin e Sali Protopapës, në filmin “I teti në bronz (1970)”, ndërsa po ashtu luan rol kryesor në “Vitet e para”, me personazhin e Stavri Larës.