Nga Shqipëria / E Enjte 3 Qershor 2021, 13:01

Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria kërkon 20 vite burg për efektivin e policisë

Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për efektivin Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Mirëpo, në aplikim të gjykimit të shkurtuar efektivit të policisë do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke shkuar në 13 vite burg.

"Kërkoj shpalljen fajtor të Nevaldos dhe dënimin e tij me 20 vite, por që në aplikim të gjykimit të shkurtuar ky dënim zbret në 13 vite", ka deklaruar prokurori Ardian Braho.

Seanca e mbrojtjes mbahet me datë 17 Qershor. Nevaldo akuzohet për vrasje me dashje. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi me 8 Dhjetor të vitit 2020 dhe u pasua me protesta për ditë me rradhë në Tiranë.

Burimi: "Top Channel"