Pas përfundimit të “Përputhen”, Antonelën do vazhdojmë ta shohim në ekran. Ish-konkurrentja do të jetë pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”.

“Top Arena” do të rikthehet në ekranin e Top Channel me datë 11 Qershor. Emisioni do të na shoqërojë çdo natë në orën 22:00.

Antonela do të jetë krah Edi Manushit, Alesia Bamit, Redi Jupit dhe Lorenco Jeminit. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të "Top Channel" në Instagram.
View this post on Instagram
