Nga Shqipëria / E Enjte 3 Qershor 2021, 11:11

‘E pashë dhe thashë do martohem me të’, Ricky Martin i thotë të gjitha nga njohja me të shoqin

Këngëtari i njohur me famë botërore, Ricky Martin prej kohësh ka deklaruar prirjet e tij seksuale dhe është i martuar me artistin Jwan Yosef. Ricky ka dhënë së fundmi një intervistë eksluzive për “People”, ku është shprehur shumë i lumtur për jetën që ka ndërtuar me partnerin.

Ai rrëfeu se është njohur me Jwan në vitin 2016 përmes Instagramit. Pas ca muajsh ata janë takuar në Londër.

“E pashë dhe thashë, ‘Oh Zot unë do martohem me të’”, është shprehur Ricky për takimin e parë.

Një vit më vonë, dyshja janë fejuar. “Ai është burri më romantik që kam njohur. Ai ankohet se unë nuk i këndoj kurrë. Po ai është një kërcimtar shumë i mirë. Unë i thërras Shakira!”, ka treguar këngëtari.

Ai ka shtuar se dasma e tyre në vitin 2017 ka qenë vendim i minutës së fundit, sepse familjet e tyre ishin në të njëjtën kohë bashkë në qytet.

“E pashë dhe i thashë 'Të gjithë janë këtu, le të martohemi!'”, është shprehur Ricky.